×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton Ukshin Hotin: Ideologu që formësoi mendimin politik dhe frymëzoi luftën për liri

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 13:18

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ideologun e diplomatin vizionar, Ukshin Hoti.

    Haradinaj ka thënë se ai frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së.

    “Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit të 20-të dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë.

    Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!