×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kundërshtuan projektin e termocentralit “Kosova C” ku megavati ishte 80 euro, tani kjo qeveri e paguan mestarisht 400 euro

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 10:58

    Pas reduktimeve me rrymë ditëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se qeveria aktuale dikur e kishte kritikuar për një projekt të termocentralit “Kosova C” e që siç thotë ai çmimi i megavatit ishte 80 euro, ndërsa tani po të njëjti ai thotë po e paguajnë 400 euro mesatarisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Qeveria e territ” siç e quan Haradinaj, thotë se e kundërshtuan edhe gazin amerikan, ndërsa kur e morën pushtetin ai thotë se bënin “hajgare me bojlera e filter”.

    “Kjo Qeveria e territ, Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro”

    “E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij; U përfshinë në tregëti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës; Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”;
    Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i”, thotë Haradinaj.

    Ai gjithashtu thotë se tani se kjo qeveria e ka shtrenjtuar rrymën, por që “asgjë në dritë nuk qitën”.

    “E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë; Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë”, shkruan kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!