Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka plan që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK’së në Hagë, shkruan Reporteri.net.
Por, ka vlerësuar lartë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Më pëlqeu vizita e kryeminsitrit të Shqpiërsë. ishte gjest i mirë. Shumë gjest i mirë. Hic nuk kam bërë plane për të dalur andej. Nuk kam qejf mu dok andej hic. Më ka dalur boll”, tha ai.
“I uroj atyre të vijnë sa më shpejt”, shtoi Haradinaj në emisionin Pressing në T7.
Sipas tij, Rama nuk e pati të lehtë të kryejë vizitën në Hagë.
“Nuk e ka të lehtë as ai. Kryeministër i një shteti ligjor, anëtar i NATO-s. Ishte gjest fisnik. Por tek e fundit një shqiptar shkoi në vizitë tek disa shqiptarë”, përfundoi ai.
Ai ka folur edhe për dënimin e krerëve të OVL e UÇK’së.
“Është e ditur se të dhënat sensitive të një organi gjyqësor ose hetues janë të mbrojtura me ligj dhe askush jo i autorizuar s’mund t’i ekspozojë. Atëherë unë u kam bërë vërejtje, u kam bërë kritikë por unë mendoj se edhe Nasimi edhe Hysniu në atë kohë nuk i kanë menduar të gjitha këto aspekte, por të bindur se po tregojnë një gjendje kanë vepruar ashtu”, tha Haradinaj./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.