Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti për energjinë elektrike.
Në një intervistë Haradinaj ka thënë se Kurti është mashtrues, dhe sipas tij po krijon kaos dhe po ia përgatit vetës dorëheqjen.
“Është kohë bukur e vështirë. Unë i kam tërheq vërejtjen Kryetarit të Qeverisë gjatë verës për vështirësitë në energji. Jo serioze është sjellja e tyre. Ministrat me dal më asi deklaratash nuk është serioze. Na e paguajmë, rrymën në veri dhe nuk ka dal më tregu sa harxhojnë ato fabrikat atje të kriptovalutave. Nuk bahet duke ju tregu çka me hekë e çka jo njerëzve”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.