×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti po ia paguan borxhet Serbisë

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 15:07

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur për media ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, që Serbia po financon ndërtimin e universiteti paralel në Mitrovicën e Veriut.


    Ndërsa, ai ka thënë se kryeministri po tregohet i pazot që të përballet me shtetin serb.

    Sipas Haradinajt, Kurti po ia paguan borxhet Serbisë, kështu duke përmendur taksën e reciprocitetin.

    “Nuk është vetëm kjo situatë, janë mjaft situata kur Kurti po tregohet i pazoti me u përball me Serbinë, ose po i paguan borxhe Serbisë që ia ka Kurti. Për shembull nuk po flasim më për taksën që është heq, e reciprocitetin që nuk është vendos, por është çështja e rritjes së importit nga Serbia, kjo flet shumë, pastaj si mbërrimë deri te bllokat, si mbërrini qeveria jonë me e gjet që bllokat e Serbisë e paskan njëfarë mase të caktuar që po i kthejka ata në pozitë të barabartë me bllokat tonë”, ka theksuar ai.

    Haradinaj poashtu ka thënë se nuk po e dëgjon kryeministrin Albin Kurti duke folur për ardhjen e gazsjellësit amerikan, derisa shteti serb po fol për gazsjellësin rus.

    “Dëgjojmë kryeministrin e Serbisë duke folur për rrugën e paqes, për gazsjellësin rus, ndërsa nuk e dëgjojmë kryeministrin tonë duke na treguar kur do të bëhet gazsjellësi amerikan, amerikanët po e sjellin bazën në Greqi, e nga Greqia në Kosovë nuk po e dëgjojmë kryeministrin tonë me dal e me tregu se kur vjen gazi amerikan që na duhet nesër me u kyç në energjinë ruse, në vazhdën e këtyre shohim edhe faktin që zyrtari i Serbisë me zyrtarin e Kosovës vendosin gurthemele të arsimit të lartë të Kosovës që nuk shpjegohet”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!