×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Kurtit: A po don me çdo kusht me rreziku veriun, apo je i padijshëm – ndalu se don me e marrë në qafë popullin

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 17:08

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kryeministri Kurti t’i tregoj se për çfarë po i ngutet me siç thotë ai “planet, e veprimet që po i bën”, duke e nxjerrë Kosovën humbëse, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kreu i AAK-së vazhdon tutje duke i thënë Kurtit “a po don me çdo kusht me rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu”

    Statusi i plotë:

    Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!

    Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu!

    Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!