×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj – Kurtit: Kush je ti në të vërtetë që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 9:21

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.


    Haradinaj ditën e sotme e ka nisur me një postim për Kurtin, duke e pyetur se kush është në të vërtetë.

    Sipas Haradinajt, Kurti ka premtuar parajsën e po i jep popullit zhgënjimin.

    Haradinaj ka thënë se Kurti ka krahasur të hyrat buxhetore me vitin e kaluar, me atë të pandëmisë, duke e mashtruar popullin.

    Gjithashtu i bën thirrje që të kujdeset për situatën me pandeminë në vend.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”!

    Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime.

    Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!?

    Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor!

    Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh.

    Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë. Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë.

    Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve.

    Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!

    Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!