Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për mbyllje totale të gastronomisë dhe orë policore për 12 ditë.
Thotë se ky është vendim politik i kryeministrit për të mbrojtur vetën e tij dhe jo shëndetin e qytetarëve.
“S’po mendojnë për pacientët, duan vetëm të mbrojnë vetën e tyre. Ky është vendim për politikën. Ata veç po dojnë me qenë të mbrojtun që kanë bo diçka. Vaksina s’ka, vetëm me u mbrojt për veti. Nuk e kanë as për pacientët se të njëjtit janë që dojshin me na çun ë zgjedhje. Sikur të mos ua kishim zgjedh presidenten na kishin çun në zgjedhje. E njëjta qeveri janë, të njëjtit njerëz janë. Kjo është vetëm për me u mbrojt vetë”, theksoi Haradianj në Klan Kosova.
Haradinaj mohon arsyetimet e qeverisë, se po mbrohet shëndeti i qytetarit.
“Z.Kurti e z.Ramushi e z.ai tjetri nuk na niu për shëndet kur e patëm fushatën. Nuk ke tu na ni edhe një herë me shku në zgjedhje. Të njëjtit njerëz jemi”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.