×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë është i humbur

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 14:56

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme, gjersa shtoi se është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë.


    Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook tha se sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë.

    “Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”, shkroi kryetari i AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!