×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Liderët duhet të jenë të panënshtrueshëm

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 11:14

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka shkruar se secili lider që vie në pushtet ka kontratë me popullin dhe shtetin.


    Ai ka thënë se këtë kontratë e zbatojnë vetëm udhëheqësit që kanë prioritet sovranitetin e Kosovës para atij personal.

    Tutje, Haradinaj ka shkruar se ata liderë që i vendosin interesat personale para atyre shtetërore sjellin pasoja tragjike për vendin.

    Ky është postimi i tij i plotë: 

    Të dashur qytetarë,

    Si Kosovë, jemi përcaktuar që shtetin tonë ta ndërtojmë në demokraci dhe mbi bazën e vlerave euro-atlantike.

    Rrjedhimisht, kontrata e secilit lider me popullin dhe shtetin, është kontratë me Kushtetutën dhe ligjet. Këtë kontratë, e zbatojnë vetëm liderë dhe udhëheqës, të qëndrueshëm, të cilët para çdo interesi personal, e kanë parësor shtetin dhe qytetarin!
    Qëndrueshmëria e bazuar në të drejtën dhe konsistenca në politikbërje, e forcon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe e bënë ndryshimin. Nënshtrimi për interesa personale dhe grupore, kompromiset dhe politikat e paqëndrueshme, që bien ndesh me interesat vitale, nacionale dhe shtetërore, sjellin pasoja tragjike për vendin dhe të ardhmen tonë!

    Vetëm demokracia dhe vullneti i qytetarëve, mund dhe duhet ta sfidojë secilin liderë, duke ia përcaktuar të ardhmen politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!