×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare

    Reporteri
    05 Mars 2025 | 12:24

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz me rastin e fillimit të “Epopesë së UÇK-së”.

    Haradinaj ka thënë se në Prekaz sakrifica arriti kulmin e saj.

    “Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se familja Jashari është zemër e qëndresës sonë.

    “Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare” , është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!