×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 13:31

    Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e rënies.


    “Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin”, ka thënë Haradinaj.

    Po sot, Haradinaj tha se përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë.

    “Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve”, ka shkruar Haradinaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!