×
  • Lajme
  • Lajme / Prill 1999

    Haradinaj: Lybeniqi u masakrua nga represioni i tmerrshëm dhe barbar i shtetit fashist serb

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 12:33

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit, 25 vjet pas masakrave nga Serbia, përcjell Reporteri.net.

    “Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Lybeniqi thotë se u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë.

    “Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep”, shkroi tutje ai.

    “A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e Atdheut të tij? Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre i’u bënë mburojë kësaj toke. Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!”, përfundoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!