Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së Flamurit të Dedë Gjo Lulit, në Detroit të SHBA-së.
Ai përmes një postimi në Facebook njofton se ngjarja u organizua nga komuniteti katolik shqiptarë “Shën Pali” dhe sipas tij këto këto janë ndër ngjarje më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare.
Haradinaj ndër të tjera ka lavdëruar malësorët në Amerikë duke potencuar se i kanë dhënë krah trojeve shqiptare dhe kanë krijuar garancë të thellimit të miqësisë së përhershme me SHBA-në.
“Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.