×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Marrëveshja e Uashingtonit një hap përpara

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 21:02

    Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje në Uashington në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.


    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për këtë marrëveshje ka thënë se është një hap përpara dhe se ka thyer mos përballjen “kokë më kokë”.

    “Është një hap përpara, sepse po ndodhë në tavolinë në një përballje. Nuk shoh hap mbrapa”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka thënë se marrëveshjet mund të hasin në vështirësi të implementohet.

    “Kur të vijë te implementimi mund të has në vështirësi, Mini Shengeni nuk mund të implementohet menjëherë”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!