×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mbledh qeverinë në dorëheqje

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 8:13

    Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.


    Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet shkurt se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.

    Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme u raportua se në këtë mbledhje kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pritet që të propozojë para qeverisë në detyrë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS.

    Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!