×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mbron zyrtarët e tij me aktakuza, nëse Veseli i ka shkarkuar, pse ta bëjmë ne?

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 18:44

    Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të shkarkojë ministrat që kanë aktakuza e që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.


    Ai nuk do që të marr shembull kreun e PDK’së, Kadri Veseli për largimet e zyrtarëve që kanë qenë me aktakuza.

    “Po presim, gjithkush vendimin e vet. Nëse i ka largu Veseli pse duhet me e ba ne të njejtën. Ne ministrat i largojmë kur të vlerësohet. Aktakuzat janë të këqija për njerëzit që mbajnë përgjegjësi. Unë kam largu dy herë. Një zv-ministër për dënim. Të dy ministrat që akuzohen sot të AAK-së, asnjëri s’është i akuzuar për detyrën që e ushtrojnë sot. Rastet janë nën hetime. Unë Beqajn e as Çekun nuk i kam larguar. I ka larguar PDK’ja”, thotë Haradinaj në T7

    Haradinaj ka komentuar edhe mbi raportet me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

    Në media u raportua se Haradinaj dhe Limaj kishin muaj që nuk po flisnin më njëri-tjetrin. Haradinaj tha se takohet rregullisht me Limajn dhe fotografia e publikuar së fundmi nuk kishte për qëllim që të mohonte lajmet që po qarkullonin. Madje ai ka edhe një porosi për partitë që janë në koalicion.

    ‘’Është demokraci ka zëra të ndryshëm. Ne takohemi rregullisht me Limajn jemi koleg. Marrëdhëniet me NISMA’n janë të qëndrueshme. Nisma është sovrane nuk kanë nevoje me i shku rrugëve rrotull, nëse ka me shpreh një mendim le te shprehë. Ata mund t’i thonë në tavolinë. Nuk ka nevojë me shku kërkush qosheve as Nisma as AKR as PDK, as Muharrem Nitaj s’ka nevojë me shku qosheve’’, përfundon Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!