Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për gjykatën speciale, e cila ka parlajmëruar aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së.
Haradinaj ka thënë se i dhimbsen djemtë e Kosovës, për fatkeqësinë e të cilëve po bëhet gëzim i madh në Kosovë.
“Më dhimben djemtë tanë kur shoh gëzimin e Moskës dhe Beogradit. Ne duhet ta kuptojmë se nga na vijnë goditjet. Ne jemi shtet i vogël, jemi shtet i ri, me kapacitete të limituara. Duhet t’i ruajmë djemtë tanë”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se ka pasur një dorë të fortë si influencuese prapa kësaj gjykate, por ka thënë se nuk dëshiron të flasë mbi konspiracione.
“Shihet që ka pas një dorë të fortë, por nuk dua të hyj në konspiracione. Sendi i parë për të cilin duhet të jemi të qartë, që ne jemi shumë krenar me Shtëpinë e Bardhë. Si rezultat i përkrahjes së saj jemi këtu ku jemi”, theksoi ai.
Ai ka thënë se Specialja është gjykatë raciste. Shefi i deputetëve të AAK-së ka thënë se për krimet brutale të Serbisë, ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë.
“Kjo është gjykatë raciste. Të gjithë e dimë çfarë ka bërë Millosheviqi. Pardje u përkujtua Srebrenica, askush nuk ka marrë përgjegjësi”, ka theksuar ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.