×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e Kuvendit

    Haradinaj: Me liberalizimin e vizave Kosova po rrezikon të humb kuadrot e reja

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 12:53

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se Kosova seriozisht rrezikohet nga emigracioni në rritje pas liberalizimit të vizave.

    Kështu tha Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    “Emigracioni në rritje po rrezikon seriozisht vendin. Me liberalizimin e vizave Kosova rrezikon të humb kuadrot e reja. Do të ishte e udhës që Qeveria të përpilojë një plan në mbështetje të sipërmarrësve të rinj”, tha Haradinaj.

    Haradinaj shtoi se mundësia e vetme për të krijuar është ofrimi i lehtësirave për të rinjtë sipërmarrës.

    “E vetmja mundësi për krijim është ofrimi i lehtësirave për të rinjtë sipërmarrës për marrjen e kredisë, mbulimin e kostos së kredisë dhe njëkohësisht një politikë më gjeneroze e huamarrjes.
    Një mbështetje e tillë e drejtpërdrejt krahas krijimit të një klime më të favorshme për invesitorë të huaj do të zgjonte frymën sipërmarrëse, vetëpunësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!