×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me zyrtaren nga Uashingtoni flasin për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 17:32

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.


    Haradinaj me zyrtaren amerikane ka biseduar për rritjen e koordinimit me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

    Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

    “SHBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!