×
  • Lajme
  • Lajme / Pretendimi i deputetit

    Haradinaj: Mendoj që një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 19:25

    Deputeti i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka  thënë se një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë narko-konsumues.

    “Ka të drejt zonja Mihali kur thotë deputetët, sepse po shihet kush parfumoset e kush bën sfilatë. Nëse do të jemi ndonjëherë në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi i narko konsumuesve, mos me kanë deputet, sepse mendoj që një pjesë e mirë e tyre janë narko konsumues, edhe do të ishte shumë më mirë ajo me u përqendru edhe me u fokusu tek deputetët që konsumojnë substanca.”, u shpreh ai sot në emisionin “DPT te Fidani”.

    Haradinaj tha se do të insistoj me çdo kusht që kurdo që konstituohet Kuvendit deputetëve t’u behët testi.

    “Unë do të insistoj me çdo kusht që kurdo që të konstituohet Kuvendi i Kosovës do të inistojë që të na bëhet testi. Është legjitime. Sepse nëse vërtetohet se një deputet është nën ndikimin e substancave atëherë ai nuk e ka mendimin e qartë ose atë bindjen e votës nuk e ka personale por është i ndikum. Flasim me informata zyrtare edhe pse nuk i i bëjmë publike, por ka deputet që konsumojnë substanca dhe ka familjarë të tyre  që arrestohen nëpër kufi dhe shumica e tyre deklarojnë që janë substanca për prindin.”, shtoi ai.

    Ai ka folur edhe për bllokimin e Kuvendit, i cili po vazhdon edhe më tej, duke thënë se ata kanë ofruar zgjidhje dhe janë të gatshëm për kompromis.

    “Ne kemi ofruar, po ofrojmë zgjidhje, jemi të gatshëm të japim kompromis, kemi thënë pa asnjë kusht, nuk kemi asnjë pengesë për të dalur nga kjo situatë, por është e pandershme tash me kërku prej opozitën për egon e një individi që për 37 seanca insiston dhe e din që produkti është i njëjtë”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!