Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për samitin e djeshëm të mbajtur në Berlin.
Haradinaj ndër të tjera ka thënë se ky samit ka qenë pikë kthese për Ballkanin. Sipas tij përmes këtij samiti Merkel dhe Macron kanë dëshmuar se e kanë marrë seriozisht çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se ishte ngjarje që ia vlejtë për shkak se qe një kohë dialogu ka deviju dhe marrëdhëniet janë përkeqësuar. Ky takim ka qenë një pikë kthese për Ballkanin. Macron dhe Merkel kanë dëshmuar se e kanë marrë më seriozisht çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Ky takim mendoj se e ka ndalë devijimin e mëtejmë të dialogut. Është e qartë se dialogu i udhëhequr prej Mogherinit nuk ekziston si i tillë. Me këtë takim, dialogu ka kaluar në një format tjetër”, është shprehur ai, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj po ashtu ka treguar se kundërthëniet më të mëdha në takim lindën për shkak të taksës. Siç tha ai për heqjen e saj më shumë ka pasur kërkesa nga presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama sesa nga liderët tjerë evropianë.
Sipas Haradinajt nga Merkel e Macron i ishte kërkuar suspendimi i taksës për 120 ditë, në mënyrë që dialogu të vazhdonte.
“Propozim për suspedim të taksës për 120 ditë, për 6 muaj për me e vazhdu dialogun. Kaq”, është shprehur shkurt Haradinaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.