Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë sot në Ankara të Turqëisë.
Ai ka bërë të ditur se është takuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Mehmet Bozay dhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Musa Heybet.
Ndër tjera, ai shtoi se u në takim ishte edhe me këshilltarin e lartë të presidentit Erdogan, Sabri Demirin, duke shtuar se u konfirmua mbështetja e shtetit të Turqisë për Kosovën.
“Sot qëndrova për një vizitë në Ankara, ku u prita nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Kemal Bozay, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Musa Heybet”.
“Gjithashtu, takova edhe këshilltarin e lartë të Presidentit Erdogan, Sabri Demiri. Turqia mbetet e angazhuar për rajonin dhe e përkushtuar për Kosovën”, tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.