×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në Ditën e Kushtetutës: Demokracia dhe institucionet e pavarura duhet mbrojtur me çdo kusht

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 8:50

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Kushtetutës duke thënë sot 13 vjet më parë u vulos sovraniteti i Kosovës.


    Ai ka shkruar se ky përvjetor shënohet me suksese, por se ka edhe sfida të tjera që duhet kaluar.

    “Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”.

    “Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar. Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar”.

    Reklamë
    Kreu i AAK-së ka thënë se demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.

    “Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!