Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjermani, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare ku është trajtuar tema e investimeve në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se investimet në Kosovë krijojnë qëndrueshmëri ekonomike.
“Gjatë qëndrimit në Gjermani, kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare, ku u trajtua tema e investimeve në Kosovë, si mundësi për qëndrueshmëri ekonomike në vend”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka njoftuar se gjatë konferencës ka diskutuar edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
“Gjatë konferencës kisha nderin të diskutoj me z. Rainer Wieland, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian dhe personalitete tjera të respektuara”, ka treguar Haradinaj.
Ai ka shtuar se duhet angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës për përmirësimin e fushës ligjore për investitorë të huaj.
“Para të pranishmëve theksova se mërgata është potencial i madh ekonomik i Kosovës, por edhe pasuri njerëzore e cila meriton kujdes të veçantë. Pavarësisht progresit të arritur, nevojitet angazhim më i madh nga institucionet tona për përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investitorë të huaj, me theks të veçantë për sipërmarrësit tanë nga mërgata”, ka përfunduar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.