×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme të Britanisë

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 22:16

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në festimin të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se është kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin mik, Britaninë, të ngrenë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth.


    Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është krenar për miqsinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite.

    “Sonte, në festim të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
    Kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë mik, Britaninë, të ngremë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth. Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite. Uroj që sikur sot, të jemi bashkë përherë”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!