Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht, shkruan Reporteri.net.
Sa i përket Limajt për Kryeparlamentar, ai tha se s’ka ndonjë qëndrim për këtë, ndërsa shtoi se interesi i tij është që të zgjedhet Kryeparlamentari.
“Ne kemi dhënë zgjidhje dhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundërvlerë, skemi kërkuar asgjë. Kemi propozuar tre emra, Saranda Bogujeci, Shqipe Selimi dhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim ata të tre, pa asnjë kusht do t’i votonim”.
“Sa i përket emrit të zotit Limaj skemi ndonjë qëndrim”, shtoi ai.
“Interesimi im është me zgjedh kryetarin e Kuvendit. Skemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, pa asnjë kusht e kërkesë, njërin nga këta tre do e kishim votuar2”, tha ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.