Një i moshuar nga Mitrovica, ka pyetur kryetarin e AAK-së dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj se ‘pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit’.
Kjo pyetje fare nuk i pëlqeu Haradinajt i cili i reagoi ashpër të moshuarit, duke i thënë “marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”.
Duke parë se situate paksa u tensionua, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u mundua paksa ta relaksoj.
Por kështu nuk ndodhi. Dhe për pasojë u shkaktua përplasje mes Haradinajt e Bahtirit.
Ky i fundit i tha që e mori shumë afër zemrës deklaratën e të moshuarit nga Mitrovica.
“ Kryeministër pak e morre, rajonale.. Po nuk ke rajonale se na të respektojna”, iu drejtua Bahtiri.
Por Haradinaj ia kthej duke i thënë “Nëse do me bo debat unë me ty, hyjmë në debat. Unë ia dhash një përgjigje prej zemre, po edhe me ty mundem me hy në debat kryetar”.
Por Bahtiri ia ktheu duke i thënë “Jo nuk e pata për debat, po e pat fjalën pak ma ndryshe po s’ka problem”.
Pas kësaj fjale të Bahtirit, Haradinaj u acarua dhe më shumë, me ç’rast i tha se s’ka nevojë për sqarimin e tij.
“Skam nevojë për ndihmën tonde, na shqip folim e merrem vesh. Nëse ki naj sen me mu fol, na merrem vesh në bisedë” deklaroi Haradinaj.
Pas kësaj e mori sërish fjalën Bahtiri, i cili tha se nuk dëshiron të futet në debat me Haradinajn.