Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin ‘’Anëtar Nderi’’ i përjetshëm i Federatës Pan-Shqiptare ‘’Vatra’’, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë takimit atje, ka theksuar nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve bilateral me ShBA-në dhe rëndësinë e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO.
“Theksova se Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të punojë për një plan strategjik të sigurisë që të sigurojë nga bashkësia ndërkombëtare një plan masash për anëtarësim të shpejt në NATO, pasi Kosova ka ushtri të aftë, profesioniste, një gjeneratë e shkëlqyer profesionistësh’’, thuhet në postimin e Haradinaj.
Po ashtu, Haradinaj u bëri thirrje shqiptarëve atje që të angazhohen për të përshpejtuar këtë proces jetik.
“U bëra thirrje vëllezërve tanë shqiptaro-amerikanë, në veçanti këtij institucioni të respektuar që të angazhohen pranë autoriteteve amerikane për të përshpejtuar këtë proces jetik, duke forcuar edhe më tej lidhjen e pazëvendësueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës’’, thuhet në përfundim.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.