Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, njëherit edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në 19 vjetorin e kësaj partie, indirekt ka dhënë mesazhin edhe njëherë se nuk e ka ndërmend që ta pezullojë apo heq taksën ndaj mallrave serbe.
Haradinaj në një fjalim para anëtarësisë së AAK’së, ka thënë se partia e tij është e gatshme të ec përpara, por jo duke i ndërruar qëndrimet çdo ditë.
“Çka do të bëjë Aleanca në të ardhmen? Ne duam të ndërrojmë e të mësojmë, por nuk do t’i ndërrojmë qëndrimet tona përditë”, ka thënë Haradinaj.
Ai tutje ka shtuar se kush lidhë kontratë me AAK’në duhet lirisht të llogarisin në ta.
“Ne duam t’i mësojmë të gjithë, ata në Kosovë por edhe ata jashtë vendit, që të na pranojnë për ata që jemi, për bindjet që i kemi, dhe sa herë që pajtohemi të gjithë me llogaritë në neve”. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.