×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në PDK, thotë se nuk erdhi për të folur për presidentin

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 13:16

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.


    Gazeta Reporteri.net shkruajti më herët se kreu i Aleancës do t’u jap mesazh përkrahës pas shkuarjes në Hagë të kryetarit të tyre, Kadri Veselit.

    E kështu tha edhe Haradinaj, i cili konfirmoi se do të flitet për aktakuzat dhe UÇK-në.

    “Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat. Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së, gara politike kemi pas gjithmonë edhe mospajtime por kam qenë në UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.

    Mirëpo, mësohet se temë e diskutimit me u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, do të jetë edhe mundësia për zgjedhje të reja.

    Zgjedhjet po kërkohen edhe nga parti të tjera, si VV-ja e jo rrallë edhe nga vetë PDK-ja. Së fundmi, Haradinaj është deklaruar se kutitë e votimit janë zgjidhja në këtë situatë.

    Sidoqoftë, problem në këtë fazë po shihet posti i presidentit, i cili mbeti me U.D pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi.

    Ndryshe, sapo janë bërë një vit që Kosova mbajti zgjedhje parlamentare, por si duket ato nuk nxorën rezultate që garantojnë stabilitet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!