×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në përurimin e “Kullës së Qëndresës” në rajonin e Hasit: Sakrifica e luftëtarëve të lirisë do të mbijetojë me shekuj

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 10:29

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 54 shqiptarët e ekzekutuar mbi fshatin Lubishdë të Hasit në vitin 1999.

    Haradinaj ka thënë se rajoni i Hasit ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

    “Liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e shumë heronive ndër breza. Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka bërë të ditur që po finalizohet edhe “Kulla e Qëndresës”, të cilës i kishte vënë gurthemelin.

    “Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubishdë të Hasit, nga data 12 prill 1999 për shumë ditë me radhë, shumë nga ta të rinj në moshë. Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronive, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”, të cilës i patëm vu gurthemel. Kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria. Urime hasjanë për Kullën! Sakrifica e të rënëve dhe luftëtarëve të lirisë, do të mbijetojë shekujt!”, ka përfunduar Haradinaj kujtimin që bëri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!