Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka takuar sot ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Riu, raporton gazeta online Reporteri.net.
Gjatë takimit me të, Haradinaj thotë se kanë biseduar për situatën politike në vend, teksa ka shtuar se mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin sipas tij, duhet ta thellojnë më tej për të arritur qëllimin e Kosovës për anëtarësim direkt në NATO përmes planit aksional.
“Në selinë e Aleancës, zhvillova një bisedë të hapur me ambasadorin italian në Kosovë, z. Antonello De Riu, ku diskutuam për situatën politike në vend. Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it. Mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin duhet ta thellojmë më tej drejt qëllimit tonë për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në përfundim Haradinaj është shprehur mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për Kosovën.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.