Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në facebook ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesin e kompanisë gjermane Luam International GmbH, të kryesuar nga Zeev Kilot.
Tem diskutimi ishte investimet e huaja direkt në Kosovë, në sektor për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, shkruan Reporteri.net
“Gjatë mandatit qeverisës, ne i kemi dhënë prioritet investimeve të huaja direkte në Kosovë, në sektor të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Tutje Haradinaj tha se kompania ka shprehur ineteresim për të investuar në sektorin e minierave, përkatësisht në Minierën e Boksitit në Komunën e Klinës.
“Gjatë mandatit qeverisës, ne i kemi dhënë prioritet investimeve të huaja direkte në Kosovë, në sektor të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.Në këtë frymë, për të shpalosur gjitha mundësitë që ofron Kosova, sot prita në takim përfaqësuesit e kompanisë gjermane Luma International GmbH, të kryesuar nga z. Zeev Kliot, të cilët shprehën interesim për të investuar në sektorin e minierave, përkatësisht në Minierën e Boksitit në Komunën e Klinës.
Shpalosa para tyre, mundësitë e favorshme që ofron infrastruktura ekzistuese, ligjet tona dhe resurset e përshtatshme njerëzore”, shkruan Haradinaj.