×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Në veri do të hapim pika shitëse, për të penguar Serbinë të inskenoj krizë humanitare

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 14:45

    Qeveria e Serbisë, ka paralajmëruar se në komunat veriore të vendit do të ketë krizë humanitare, shkaku i mungesës së produkteve elementare nëpër dyqane, si pasojë e taksës ndaj produkteve serbe. Por, qeveria Haradinaj ka vendosur të ndërmarr masa që ky inskenim i Serbisë të mos ndodhë.


    Haradinaj ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton do të pengojë simulimin e krizës humanitare në veri të vendit, të cilën po e shtynë Serbia.

    “Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bzineset kosovare. Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri ka bërë të ditur se ky aksion për banorët e komunave veriore do të plotësojë nevojat me të gjitha produktet elementare.

    “Në bashkëpunim të ngusht me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i kordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane”.

    Ky vendim i qeverisë sipas Haradinajt do të dëshmojë vulën e sovranitetit në gjithë vendin.

    “Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orketstruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Anjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova ështe shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri!”, ka thënë kryeministri. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!