Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Berlin, por aty është përplasur me Ambasadorin Beqë Cufaj dhe konsujt e nderit atje.
Haradinaj është kapur me stafin diplomatik të ambasadës së Kosovës në Gjermani, ku ka parë gra dhe fëmijë para hyrjes duke pritur për të hyrë brenda dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer
“Kush është konsull këtu, le të shkojnë merren me ata fëmijë që kishin ardhën prej Danimarke, kjo është marre, çka janë gjithë ata njerëz te dera tu prit, nuk mund dok sjellje e mirë, kjo është marre me nejtë fëmijë dhe gra te dera, kush është konsull këtu”, ka thënë Haradinaj para që të niste fjalimin.
I menjëhershëm ishte arsyetimi i konsullit i cili tha se trajtimi i kërkesave të qytetarëve bëhet pas orës 13:00, por kjo nuk i pëlqeu aspak kryeministrit Haradinaj.
Konsulli para se ta lëshonte takimin për tu marr me kërkesat e qytetarëve në ambasadë. /gazetametro/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.