×
  • Lajme
  • Fokus / Propozimet

    Haradinaj: Nëse ka një kandidat unifikues për kryeparlamentar, e votojmë

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 10:08

    Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se nuk ka informacione nëse do të ketë ndonjë ndryshim në propozimin për emrin e kryeparlamentarit.

    Ai ka përsëritur që nëse do të ketë një kandidat unifikues, AAK-ja do ta votojë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Për emrin e Saranda Bogujevcit, e Shqipe Selimit, Haradinaj ka thënë se nuk është propozim i AAK-së, por një opsion i mundshëm.

    “Sot kanë mbajtë një konsultë, më tregoi Timja. Ne nuk kemi dhënë opsione por nuk kam informatë se a do të ketë ndonjë ndryshim. Nëse do të ketë ndonjë kandidat unifikues ne e japim votën, e kemi thënë.

    S’është propozim, ajo ka qenë nënkryetare e kemi pa në  udhëheqje të seancave,  ka mbajtë një qëndrim të repektueshëm, ka qenë korrekte. Për ne nuk do të kishte qenë problem me e votu. Edhe Shqipja Selimi, siç e dini edhe Dahuti e Lahia kanë marrëdhënie të mira me Rexhën, ka lindë ashtu rastësisht si diskutim. Nuk janë propozim i yni, por si mundësi e kemi dhënë”, tha Haradinaj. /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!