Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën e krijuar në Kosovë pasi presidenti Hashim Thaçi po intervistohet në Hagë pas aktakuzës për krime lufte.
“Është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK-së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbi. Nëse ndodh konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë. Kosova duhet të bëjë kujdes, të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, që Kosova të mbetet e pastër në fund të procesit,” tha ai në një intervistë për Syri.net.
I pyetur se si e komenton ai faktin që Thaçi po implikon në këtë histori të gjithë UÇK-në dhe Kosovën, Haradinaj tha se akuzat iu drejtohen individëve konkretë, por veprat i vijnë vetvetiu Kosovës e shqiptarëve.
“Pa deshtë me mbrojt Thaçin ose Veselin, nëse konfirmohet se janë kryer vepra, llogaria e keqe u vjen shqiptarëve dhe Kosovës,” tha Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.