Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit ka thënë se ka logjik që të diskutohet me partitë tjera emri i një kandidati tjetër për Kryeparlamentar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nëse VV-ja si ka votat, atëherë Haradinaj tha se duhet gjetur një kandidat më unifikues.

“S’pashë negociim për Kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës, atëherë ka logjik edhe mu diskutu me opozitën edhe kandidati, në këtë rast një kandidat më konsensual se Haxhiu. Ne i kemi dhënë disa propozime, i kemi përmendur. Jemi të hapur nëse partitë dëshirojnë me gjetë një rrugë, me kalu përtej konstituimit të Kuvendit që me fillu koha për qeverinë”, tha Haradinaj.

Reklamë

“Nëse të duhet vota e partive tjera, s’mundesh me qenë fare jo hapur, duhet të diskutojmë kandidatin. Nëse VV s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues”, tha ai.

AAK-ja si emra që mund t’i votonte do të ishte ai i Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit.