Nesër, në ora 13:00, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë në detyrë.
Në njoftimin për media thuhet se në këtë mbledhje kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pritet që të propozojë para qeverisë në detyrë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS, shkruan Reporteri.net.
“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.
Tutje shpenzime tutje bëhet e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.