Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që njihet për pasionin e tij për ecje në natyrë, pasditen e sotme e ka kaluar në malet e Gjeravicës.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ku e ka kaluar pasditen e sotme me një grup miqsh.
“Aty ky pamjet mahnitëse të shoqërojnë në çdo hap. Pasditen e sotme ngjitje në majën e Gjeravicës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kreu i AAK-së thuajse gjatë gjithë stinës së dimrit ka shëtitur nga një bjeshkë në tjetrën me miqtë e tij por nganjëherë dhe familjen.
Kujtojmë se tre ditë më parë Haradinaj tregoi muskujt nga bregdetin shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.