Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Abazi nga Gjilani për humbjen e dy djemve të tyre nga tërmeti në Shqipëri.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me mendje dhe në lutje sot është me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Shqipëri, shkruan Reporteri.net
“Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, ka shkruar ai.
Ndryshe, numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga kjo tragjedi në Shqipëri ka shkruar në 22, ndërsa të lënduar janë rreth 600 persona.
Reporteri.net