Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot do të udhëtoj për në Berlin ku edhe do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shkruan Reporteri.net
Përmes këtij postimi, kryeministri ka shkruar se do të takohet përveç se me Merkel edhe me kryetarin e Bundestagut wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag si dhe do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.
Sipas Haradinajt kjo vizitë ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.
“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.