×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Njohja e Izraelit forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 15:17

    Sot, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike.


    Ramush Haradinaj, kandidat për president të vendit, ka shkruar se ky akt historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare dhe se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.

    “Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

    “Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaç të rëndësishme”, ka shtuar ai.

    Tutje, ai është shprehur se kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin e Kosovës, SHBA-të, që janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojnë ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!