Kreu i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës (AAK), njëherit kandidat për president, Ramush Haradinaj, në një intervistë eksluzive në “Çim Peka live’, deklaroi se ai nuk është më subjekt i Gjykatës Speciale dhe se bashkëndjen me çlirimtarët në Hagë.
“Unë jam ftuar në gjykatë si komandant i zonës së Dukagjinit dhe kam marrë pafajësinë. E kam kaluar dy herë Hagën dhe nuk kam frikë. Nuk jam më subjekt i Hagës,” tha ai.
Ai gjithashtu tregoi se ka këekuar që të zbardhen vrasjet e veçanërisht ato të pasluftës, duke u shprehur se do të ndihej i lehtësuar.
“Zbardhja e vrasjeve do të më bënte të ndihem i lehtësuar”, u shpreh Haradinaj.
Ai gjithashtu kërkoi që të respektohet lufta e UÇK-së.
“Uçk ka bërë një luftë të pastër dhe të denjë, ka luftuar përball Millosheviçit. Për mua, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve. Ai është i shenjtë. Kërkoj nga shqiptarët që të respektohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlera sublime të lirisë”, theksoi Haradinaj.
Haradinaj tha UÇK-ja nuk ka pasur një përkatësi politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.