Agjenda e ngjeshur e kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe Shpend Ahmetit, ka bërë që të shtyhet vizita shefit të Qeverisë në Komunën e Prishtinës.
Gjatë takimit që ishte paraparë të ndodhte në orën 11:00 të ditës së sotme, ishte planifikuar të nënshkruhej Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Se takimi është shtyer për shkak të agjendës së ngarkuar e kanë konfirmuar edhe zyra e Kryeministrit të Kosovës si dhe zyra e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.
”Takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të është shtyrë për një datë tjetër për shkak se kanë ndryshuar agjendat e Haradinajt dhe Ahmetit”, ka thënë për klankosova.tv, Miranda Mullafazliu zyrtare për media në komunën e Prishtinës.
Konfirmim i njëjtë është dhënë edhe nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës. Pritet që i njëjti takim të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.
Ky takim u anulua në ditën kur u mor vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpalli anti-kushtetues delegacionin pjesë e së cilit është edhe Shpend Ahmeti.