Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, gjatë intervistës në KTV, është deklaruar edhe për raportet me homologun e tij nga Shqipëria Edi Rama ,shkruan Reporteri.net
Ai ka thënë se nuk ka pasur rast për tu sqaruar pasi që nuk janë takuar edhe nuk kanë mundur të bisedojnë.
‘Nuk kam pas rast të sqarohemi, unë e pata ftuar në hapje ne autostradës ‘Arbër Xhaferi korridori 6’, Kryeministri Rama më pati premtuar se do të vij por nuk erdhi dhe nuk patëm rast të takohemi’ ka thënë Haradinaj.
Sa i përket deklaratës së Edi Ramës i cili e ka quajtur gënjeshtar kryeminstrin Haradinaj, ky i fundit ka thënë se nuk duhet të merrën këto etiketime si të tilla pasi që ai ka respekt për çdo kryeminstër të Shqipërisë.
‘Etiketimet nuk duhet me i marrë si të tilla. Unë mund të ia konfirmoj opinionit që kam shprehur respekt dhe mbështetje për të majtën, por këto nuk i kam thënë në ndonjë agjendë. Unë e kam treguar një të vërtetë që ka ndodhur në Berlin, e që në mënyra të ndryshme e konfirmuan edhe vet Edi Rama”, deklaroi ai në “Interaktiv”.
Ndërsa sa i përket bisedës dhe të vërtetave të thëna pas takimit të Berlinit, Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur arsyeje për të shtuar ndonjë gjë.
Ndërsa sa i përket gjuhës së komunikimit Haradinaj në ‘Interaktiv’ ka thënë se në atë situatë mund të ndodhin edhe gjëra të çuditshme. /Reporteri.net/