Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejtë do të nisin negociatat për çështjen e Presidentit.
Ai tha se për këtë rruga Kushtetuese është shumë e qartë.
“Çështja e presidentit do të marrë shumë shpejt udhë. Rruga kushtetuese është e qartë” është shprehur Hoti, i pyetur nga gazetarët, në konferencën për medie, pas vizitën në BQK.
Kujtojmë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse ai nuk zgjedhet President, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Por LDK, VV e PDK nuk kanë dhënë shenja se do ta mbështesin kreun e AAK-së për president.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.