Për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ketë një vendim të shpejt. Në fakt ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj kishte uruar për vizat, por pas takimit me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel ai ka folur për vështirësi.
Sipas tij, çështja është komplikuar. Ka përmendur në këtë mes edhe Shqipërinë, për të cilën ka kërkesa në BE që t’ia vendosin sërish vizat.
Haradinaj pas takimit me Merkel tha se do të pritet edhe dy-tre muaj që të ketë një vendim për vizat nga Këshilli i Ministrave të BE-së, transmeton Reporteri.net.
“Çështja e hyrjes në agjendë nuk është përmbyllur Do të na duhet shumë punë. Ekziston një iniciativë edhe me e hekë Shqipërinë nga liberalizimi. Është kompliku pak situata. Duhet të bëjmë kujdes që ta gjejmë mënyrën të hyjmë në agjendë. Hyrja në agjendë është çështje edhe e afateve kohore jo më e të drejtës. Gjermania ka thënë po por tani duhet të na jepet përkrahja për të hy temë për vendimmarrje. E shoh që është bukur vështirë më hy në agjendë me një takim të shpejt të këshillit të Evropës. Pra nuk bëhet fjalë veç për një javë, duhet të presim ndoshta dy-tre muaj deri të vendimi, mirëpo do të punojmë intensivisht që të hyhet në agjendë”, ka deklaruar Haradinaj para mediave në Berlin. /Reporteri.net/