Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se kjo parti nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja.
Pas përfundimit të seancës, ku është bërë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetarëve, ai tha se AAK pret që sa më shpejt të bëhet zgjedhja e ekzekutivit.
“Ne nuk I frikësohemi zgjedhjeve, por meqenëse kishim zgjedhje ne presim që sa më shpejt të kemi ekzekutivin e ri. Por, prap se prapë ne këtu jemi sido që të vendos, tash kemi paralament”, tha ai.
Ai tutje ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë në opozitë gjatë këtij mandati, parti kjo të cilës i takojnë 13 deputetë. Në seancën e sotme është votuar pro zgjedhjet së Glauk Konjufcës si kryetar kuvendi. E po ashtu janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatët të Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.